Loading...

Italia bllokon vaksinat ‘AstraZeneca’/ Australianët bojkotojnë makaronat

Nëse vendimi i Italisë për ndalimin e shpërndarjes së 250,000 dozave të vaksinave ‘AstraZeneca’ në Australi u mirëkuptua mjaft mirë nga kryeministri Scott Morrison, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për vetë australianët, të cilët kanë filluar një “ha kmarrje paqësore” dhe shumë ironike në ‘Twitter’: bojkotoni recetat më të famshme të makaronave , nga karbonara, te ato të përgatitura me salcë dhe mish të grirë.

Gjithçka filloi me një postim të Naaman Zhou, një gazetar i së përditshmes britanike, “The Guardian”, i cili postoi në profilin e tij një foto të një recete e tij të karbonarës: “Derisa Italia të dërgojë ato 250,000 doza përsëri në Australi, unë do t’i pres dhe di t’i përgatis me një salcë me bazë kremi ​​që unë do ta quaj, karbonara”.

Me pak fjalë, një çrr egullim” i traditës gastronomike italiane.

Më pas në internet, vërshuan mijëra komente të bujshme në lidhje me rastin në fjalë. Një tjetër gazetare, Kate Silver, e cila punon për BBC, bën shaka në të njëjtën mënyrë.

“Unë do të gatuaj makaronat e mia duke i aromatizuar me ushqim deti dhe duke shtuar djathë parmixhano”.

Dhe përsëri, ka nga ata që njoftojnë të “fusin kungulleshkat në salcë, deri në fund të kësaj embargoje”; që improvizon “bolonjezen” e tij: “Unë do të skuq mishin e grirë, duke e spërkatur me salcën e domates dhe do ta quaj bolonjeze”.

Por ka edhe nga ata që su lmojnë picën: “Derisa Italia të heqë dorë, unë do të vazhdoj të ha pica me ananas…”. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com