Loading...

Largime të tjera nga PS, Dritan Leli refuzon kandidimin nga për deputet

Musa Ulqini nuk do të jetë pjesë e listës së PS për zgjedhjet e 25 prillit.

Deputeti i zgjedhur në 2017 në Belsh pak orë para se të zyrtarizohen lista, nuk do të kandidojë kësaj radhe.

Ulqini është një tjetër deputet senator që mbetet jashtë listës së PS teksa pak orë kanë ngelur nga përfundimi i afatit të dorëzimit të listave në KQZ.

Më herët në një takim me gratë e Partisë Socialiste, Rama bëri me dije se edhe ish-ministrja Eglantina Gjermeni nuk do të jetë pjesë e listave të kandidatëve për deputet në zgjedhjet Parlamentare të 25 Prillit.

Edhe ministrja Elva Margariti duket se do të jetë pjesë e listave, sikurse mësohet se ka mbetur jashtë po ashtu Sadri Abazi.

Gjithashtu mësohet se Dritan Leli nuk pranon të japë dorëheqjen nga kryesimi i Bashkisë Vlorë për t’u bërë pjesë e listave të PS-së për zgjedhjet e 25 prillit.

Leli ka refuzuar ofertën për të qenë deputet i Kuvendit.

Më parë nga PS janë larguar ose nuk kanë pranuar të kandidojnë, Alfred Peza, Vasilika Hysi, Besnik Baraj dhe Eglantina Gjermeni.

Mësohet se nga surprizat e deritanishme, largimet kanë ardhur nga pakënaqësitë me listat.

Pritet që në orët e fundit të ketë të tjera zyrtarizime, dhe surpriza me deputetë apo ish-ministra socialistë, të cilët bëhet e ditur se, ata ose do mbeten jashtë listave, ose do të renditen nga fundi i tyre./NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com