Franca është tr onditur nga lajmi se deputeti Oliver Dassault, njëkohësisht edhe një nga njerëzit më të pasur në botë, ndërroi jetë dje pas një ak sidenti me helikopterin e tij.
Politikani 69-vjeçar i qendrës së djathtë ishte i zgjedhur nga viti 1969 si përfaqësues i rajonit të Oizës.
Pinjoll i një prej familjeve industrialiste më të njohura në vend, pronar i kompanisë me të njëjtin emër që ndërton avionë civilë dhe ushtarakë, por edhe i gazetës “Le Figaro”, pilot me disa rekorde, Dassault cilësohej nga revista “Forbes” si njeriu i 361-të më i pasur në botë, me rreth 6.3 miliardë euro.
Presidenti Emanuel Macron e cilësoi vde kjen e tij si “një hu mbje e madhe për Francën. Gjatë jetës së tij, nuk ngurroi kurrë t’i shërbente vendit”.
Aktualisht dihet nga dinamika e aks identit, që pati si vik timë edhe pilotin e tij. /noa.al/