Aurela Gaçe, sot më 7 Mars, ka zgjedhur të urojë në mënyrë të veçantë pedagogun e saj tek Artet, aktorin e madh Birçe Hasko.
“I jam mirënjohëse jo vetëm për të fshehtat e aktrimit që u mësoi brezave, por edhe për njeriun që është”.
“Në këtë botë ku rrethohesh nga gjithçka, ku të h umb besimi tek njeriu, është vështirë të qëndrosh fisnik”, tha ajo teksa bëri publike respektin që ka për aktorin dhe pedagogun e saj.
Postimi i plotë i Aurela Gaçes:
Kam pasur shumë mësuesë gjatë shkollimit tim.
Sigurisht, mbaj mënd mësuesen time të parë,e butë,e qetë , e duruar( mes fëmijëve te zhurmshëm) e deri sa u rrita ,kam pasur figura te ndryshme mësuesish, te cilët i falënderoj për gjithçka kanë bërë me ne, femijet,adoleshentēt e deri ne formimin e plotë.
Sot, dua ti them faleminderit kētij burri të rrallë.
Ju e njihni nēpērmjet rroleve ne kinematografi, kurse unë pata fatin ta kem profesor për 4 vite në Akademinë e Arteve te Bukura.
E theksoj, pata fatin ta njoh këtë burrë të drejtë.
Vitin e parë ,rreptësinë e korrektēsine e tij e merrja si ftohtësi me ne. Vonë fillova të kuptoj se përtej “rre ptësisë” shtrihej nje shpirt i madh sa deti.
Kur ti ke perpara syve nje njeri te drejtë, që punon me pasion e lodhje cdo dite te shkolles, kupton sa shumë dashuri mban zemra e mësuesit tënd!
I jam mirënjohëse jo vetëm pēr të fshehtat e aktrimit që u mësoi brezave ,por edhe për NJERIUN që është.
Në këtë botē ku rrethohesh nga gjithcka, ku te humb besimi tek njeriu, eshte veshtire te qëndrosh fisnik . E Profesor BIRÇE HASKO, është mésuesi model i njeriut.
Faleminderit profesor./NOA.al