Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ndau një urim për të gjithë mësuesit në ditën e tyre, 7 Marsin.
Evis Kushi shprehet se ky është një 7 Mars ndryshe nga herët e tjera, për shkak të pandemisë:
“Sot është 7 Marsi, Festa e Mësuesit. Një 7 Mars ndryshe nga çdo herë tjetër. Një 7 Mars kur çdo nxënës e prind po ndjen sakrificën madhore të mësuesve tanë që do të mbahet mend shumë gjatë”.
Duke uruar gjithashtu që “çdo 7 Mars në të ardhmen të mos i ngjajë këtij të sotmit, por të vijë i mbarë, dhe ne të mund të dhurojmë lule e përqafime me njëri-tjetrin”, ministrja Kushi nënvizon se falënderimet e mirënjohja për mësuesit nuk mbarojnë asnjëherë:
“Të dashur mësues! Falënderimet dhe mirënjohja për ju, asnjëherë nuk mjaftojnë! Sepse çdo mësues është një hero! Një hero që të merr për dore, të ndriçon e bëhet udhërrëfyesi yt!” – mbyll mesazhin e saj Ministrja Evis Kushi./NOA.al