Problemet më të mëdha me të cilat po përballemi çdo ditë në Tiranë janë dendësia urbane, ndërtimi pa kriter, mungesa e gjelbërimit dhe e hapësirave publike.
Ambjentalisti Sazan Guri tregon se Tirana është kthyer një qytet ku fqinji është bërë pjesëtar i familjes pasi pallatet janë ngjitur me njëri-tjetrin.
“Mbasi i zure frymën apo cepat e gjelbër që kishte një pallat nga një pallat tjetër, apo një hapësirë sado e vogël publike ku mund të uleshin pleqtë apo të dilnin nëna me fëmijë, këto janë zënë të gjitha”.
“Unë i kam matur me kudjes sepse kam qenë kundër që para 10-15 vjetësh”, tha ai teksa ishte i ftuar në Ora Neës.
“Unë kam një lëndë që prej 2004 e cila quhet Arkitekturë Mjedisore, pikërisht se si ndërtohet. Nuk jam në rolin e urbanistit, as edhe të arkitektit”.
“Sot Tirana është një qytet që me telekomandë e kam thënë dhe para 15 vitesh por tani mund ta thuash më shpesh, që me telekomandë mund të fikësh televizorin tjetrit”.
“Nëse harron dritaren e tualetit hapur mund të dhurosh spektakël falas për fqinjin tjetër sepse e ke afër. Do të kalosh te fqinji mund të vendosësh një dërrasë si në Napoli” – tha Sazan Guri.
/NOA.al