Loading...

Inxhinierja Luljeta Bozo i bashkohet Partisë Socialiste/ Një stërgjyshe kandidate për deputete

Inxhinierja Luljeta Bozo i është bashkuar Partisë Socialiste me ftesë të kryeministrit Edi Rama për të qenë në listën e kandidatëve të zgjedhjeve të 25 prillit.

Gjatë prezantimit të saj në aktivitetin “Rindërtimi nuk ndalet”, Rama e ka cilësuar Bozon si një nënë heroinë, e cila me fjalët e saj qetësonte popullatën pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Ai tha se Partisë Socialiste i bashkohet një nënë, gjyshe, por edhe stërgjyshe, e cila ka shumë për t’i dhënë vendit, pavarësisht nga mosha.

“Pasi u mendove dhe nuk the jo, për të qenë pjesë e skuadrës sonë të 25 prillit, është në nderin tonë që do të kemi një përfaqësuese të denjë dhe vitale për gjyshërit e gjyshet, që ka shumë për të dhënë, – u shpreh Rama. – Që nga maja e ingeritetit dhe përvojës si inxhiniere, por edhe si gjyshe e stërgjyshe, do jesh një ndihmë e madhe që të na tërheqësh veshin me kujdes, që të mos na e këpusësh fare, por që ne të jemi gjithnjë të fokusuar. Luljeta është simboli i të gjithë atyre që gjejnë forcë për t’u ngriturt. Nuk kam menduar se do arrinim ta bindmin, por ishte një kohë e vështirë deri sa pranoi”, – tha kryeministri.

Gjatë fjalës së saj në prezantim, Bozo tha se nga ky tërmet, ka mësuar shumë në lidhje me shkeljet që janë bërë me ndërtimet.

Inxhinierja theksoi se procesi i rindërtimit i qeverisë ka ecur mirë, duke sjellë shembullin e Italisë që siç thotë Bozo ka ende qytetarë në rulota edhe 10 vite pas tërmeteve.

Bozo është personazhi i dytë publik që pranon të kandidojë për PS në zgjedhjet e 25 prillit. Një ditë më parë, ishte shefja e Infektivit, ajo që i tha “po” ftesës së kryeministrit Rama për të qenë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhje. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com