[sgmb id=”1″]
Ka qenë kyç roli i Brunilda Alikajt në ndihmën që i jepte bandës së Moisi Habilajt në trafikun e drogës në Itali.
“Panorama” zbardh sot pergjimet në bordin e automjetit te cilat hedhin drite se Habilajt dhe bashkëpunëtorët e tij, me qëllim që të shmangnin mundësinë e përgjimit, përdornin metodat e komunikimit e njohur si citofon, të cilat i kishin ekskluzivisht për përdorim brenda tyre dhe bashkëpunëtorët e substancave narkotike.
Në mënyrë të thjeshtësuar merrej në telefon kontakti dhe Maridian Sulaj merrte nga Brunilda Alikaj këshilla se si të shmangte zbulimin nga ana e telefonit celular.
*Përgjimi ambiental në bordin e autoveturës “BMW”, me targë BZ140RJ, në përdorim të Maridian Sulajt.
Data 16.01.2016, Brunilda fton Maridianin që të tregohet shumë i kujdesshëm me telefonin, sidomos në Itali.
Në orën 20:06:57, Maridiani propozoi marrjen e disa telefonave:
Maridian Sulaj: Mirë, dakord, me ata (telefonat) që përdorim ne, nuk ka arsye pse të kemi probleme.
Brunilda Alikaj: Jo!
Maridian Sulaj: Po çon mesazh?
Brunilda Alikaj: Jo!
Maridian Sulaj: Ai nuk e di kush jam unë…? (Nuk përfundon fjalinë).
Brunilda Alikaj: Aspak…!
Maridian Sulaj: Dakord, por pozicionin arrin ta gjej? D.m.th që ky telefon rri në shtëpinë time… në të tillë vend?
Brunilda Alikaj: I arrin… i arrin.. Hidhe.. Lëre të fundit dhe hidhe…
Maridian Sulaj: Ah?
Brunilda Alikaj: Po hidhe… pak numra janë…?
Maridian Sulaj: Jo… Jo… telefonin e lë në shtëpi (bëhet fjalë për telefonin “cifoton”).
Brunilda Alikaj: Kuptoj…
Maridian Sulaj: Atij i shkon pozicioni im, që ky telefon është në këtë rrugë, në këtë vend?
Brunilda Alikaj: Po i shkon…
Maridian Sulaj: Akoma…?
Brunilda Alikaj: Për këtë arsye po të them. Ki kujdes… mos komuniko… mbaje në makinë… në makinë poshtë… ajo rri poshtë… sinjalin e kap antena…
Maridian Sulaj: Akoma me atë…
Brunilda Alikaj: Por nuk mund ta marrë se kush është…
Maridian Sulaj: Po, e vërtetë sepse janë shumë hyrje… (janë shumë apartamente).
Brunilda Alikaj: Janë shumë hyrje… por pastaj me antenën nuk gjendet shtëpia… shtëpitë jo… por ai gjen zonën. Jo shtëpinë… (ndërpritet përgjimi)