Një 27-vjeçar, i supozuar i vd ekur pas një ak sidenti au tomobilistik me një motor, u zgjua në spitalin e mo rgut, pak para se mjekët të fillonin t’i bënin au topsinë.
Ishte mjeku që po përgatitej për procedurën, ai që vuri re lëvizjet. Pas ek zaminimit të mëtejshëm, 27-vjeçari u verifikua se ishte ende gjallë.
Historia, e treguar nga “Times of India”, nisi në një spital privat, për të vijuar më pas në spitalin publik të Mahalingapur, në Karnataka, të Indisë.
Pacienti ishte transferuar në institucionin publik nga familja e tij për procedurat e kërkuara nga një sigurim i jetës, pasi mjekët në një klinikë private, e shpallën atë të vd ekur dhe i hoqën aparatin e frymëmarrjes.
Ndërkohë familja kishte nisur të përgatitej për va rrimin dhe miqtë e të afërmit e kujtuan dhe e v ajtuan atë në mediat sociale.
Trupi i 27-vjeçarit, u dërgua më pas në mo rg për autopsi, por këtu vjen befasia e madhe. Një nga mjekët që po përgatitej për ekz aminimin pas vde kjes, vuri re shenja jete, si dr idhje dhe djersitje dhe ngriti al armin: i riu u kontrollua përsëri dhe u zbulua se ai ishte akoma gjallë. Tani 27-vjeçari po trajtohet në një klinikë tjetër në gjendje të rëndë, por të qëndrueshme.
“Një gabim shumë i rëndë nga klinika private, që për fat të mirë nuk pati pasoja t ragjike”, – i tha mediave një zyrtar nga Departamenti i Shëndetit Publik Shtetëror. /noa.al/