Loading...

“Daily Mail”: Tirana, fëmijët e pasur dhe jeta e shfrenuar

[sgmb id=”1″]

“Ndërsa moti i ftohtë po na mbërthen, ky nuk duket se është rasti për këta adoleshentë. Rich Kids Of Tirana (Fëmijët e Pasur të Tiranës) është profili më i ri në Instagram me më shumë se 15 mijë ndjekës”.

Kështu e nis artikullin britanikja “Daily Mail” për faqen më të fundit në Instagram të quajtur “Fëmijët e Pasur të Tiranës”.

Në fotot e tyre bien në sy makinat luksoze, tufat me para e çantat me euro janë trendi i ri i të rinjve shqiptarë në Tiranë.

Teksa shumë fëmijë të tjerë të pasur pozojnë me rroba firmato duke reklamuar stilin e tyre, këta të rinj duken më pak të prirur për këtë gjë, pasi fotografohen me pak rroba të veshura në trup, shkruan “Daily Mail”.

Tabloidi britanik ka shkruar edhe herë tjetër për fëmijët e pasur të Shqipërisë. 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com