[sgmb id=”1″]
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi lëshoi sërish akuza dhe paralajmëroi kryeministrin Edi Rama, teksa po fliste për çështjen më të nxehtë të ditëve të fundit, imunitetin e Saimir Tahirit.
Lidhur me krahasimin që Rama bëri për arrestimin e Fatos Nanos me Tahirin, Kryemadhi tha se Nano u arrestua për lëngje frutash, ndërsa Tahiri për kanabis.
“Nano u arrestua për amita, për lëngje frutash, kurse ky për kanabis. Ai do ta politizojë, por Tahiri nuk është kryetari i PS-së.
Ne ja kujtuam që të ketë kujdes. Rama e di shumë mirë që… si është ajo fjala lumi fle, inteligjenti s’fle. Të jetë shumë i kujdesshëm se është në qendër të kësaj vëmendje”, u shpreh Kryemadhi në IN-TV.