Loading...

Marrëveshja PD-LSI/ Rama: Plan i Berishës dhe Metës për të lidhur Bashën

Kryeministri Edi Rama ka sul muar marrëveshjen e djeshme PD-LSI në prag të zgjedhjeve për një koalicion pasgjedhor me lista të ndara.

Gjatë konferencës së sotme për shtyp ‘online’, Rama ironizoi koalicionin e dy partive opozitare, duke thënë se është “pjesë e planit për të lidhur Bashën, me zinxhirin e Monikës për llogari të Sali Berishës dhe Ilir Metës”.

“Në një farë mënyre Ilir Meta duhet falënderuar, sepse ka sqaruar plotësisht ekuacionin e referendumit, që ishte i paplotë me vetëm njërën anë, që më 25 prill referendumi popullor do shpërbëjë reformën në drejtësi. Tani Ilir Meta i fton shqiptarët në një referendum ku duhet të zgjedhin, me drejtësinë, apo me Ilir Metën. Zgjedhje më të qartë, më të drejtpërdrejtë shqiptarët nuk mund të kenë dhe për këtë duhet ta falënderoj”.

Sa i përket marrjes së drejtimit të opozitës nga ana e Metës (pas deklaratave të këtij të fundit, nëse mazhoranca do të fitojë zgjedhjet pa blerë vota), Rama u shpreh se kjo është e qartë, për ata që shikojnë përtej asaj që duket, duke folur për një “plan” pas firmosjes së marrëveshjes së djeshme.

“Si mund të firmosin një marrëveshje paraelektorale dy parti që garojnë veç e veç, keni parë në ndonjë vend të botës. Shumë e thjeshtë, pjesë e planit për të lidhur Lulin me zinxhirin e Monikës, për llogari të Salit dhe Ilirit dhe pastaj sigurisht, ose për të marrë pushtetin dhe për shpërbërjen e reformës në drejtësi, ose për të marrë kokën e Lulit. A ka më thjesht se kaq. Është e qartë pse e duan Lulin të lidhur para zgjedhjeve”, tha Rama.

Sipas kryeministrit, “problemi nuk është Meta, problemi është Basha, që nuk ka këllqe, s’ka karakterin e një lideri që mos fshihet as kur i tregojnë se ç’duhet të bëjë të nesërmen as kur aleati i tij i madh, thotë unë amerikanët i kap për veshësh… Ai është thjesht menxheri i një shoqërie aksionere me dy ortakë, me Metën e Berishën dhe me një notere e përmbaruese, Monikën”, – deklaroi Rama. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com