[sgmb id=”1″]
Kërcënuar, rrahur, masakruar dhe mbajtur peng. Shqiptari pas torturash ka vendosur të rrëfeje tmerrin që ka hequr për një borxh prej 13 mijë eurosh. Mediat italiane shkruajnë sot se shqiptari është një 47 vjecar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.
Rrëfimi i tij u bë shkak për kapjen e një bande të rrezikshme në Itali, që vepronte mes Tor Bella Monaca, Albano Laziale, Nuoro e Teramo. Pjesë e saj janë 4 shqiptarë dhe një italian. Mësohet se vetë shqiptari që guxoi të tregonte, pasi ishte liruar si peng, mori kërcënime me jetë dhe pas kësaj, edhe nga frika u braktis edhe nga miqtë e tij..
Borxhi 13 mijë euro
Historia nis vitin e shkuar kur shqiptari me synimin për të hapur një biznes në Romë i drejtohet disa shqiptarëve të tjerë për të marrë një borxh. Borxhi ishte rreth 7 mijë euro, që shqiptari do ua kthente si shumë mujore 700 euro cdo muaj deri në përfundim. Muajt e para shqiptari bëri pagesat korrekte, por më pas vështirësive ekonomike ndërpreu pagesat e borxhit. Borxhi u shtua në 13 mijë euro. Kreditorët filluan me telefonatat kërcënuese, kërcime me vdekje atë dhe familjarëve të tij.
Marrja peng dhe mbajtja brenda bunkerit
Banda pasi provoi kërcënimet u hodh në veprim. E morën shqiptarin në një bar e cuan në një vend të izoluar në një fshat në Pavona. E lidhën në një karrige dhe më pas nisën torturat, shkelma në gjithë trupin. Për tre ditë nuk i dhanë as bukë as ujë, dhe torturat vijonin pa ndërprerje, goditje në kokë, mbytje, rrahje.
“Nëse nuk paguan do të groposin 6 metër nën tokë”- bërtisni gjatë torturave. I burgosuri flinte në banjë në shesh. Pas serisë së dhunës, me justifikimin se më në fund u bind dhe do merrte një shok në telefon ti sillte paratë, mori policinë. Pas ndërhyrjes blic ai mundi të lirohej.