Loading...

Shkodër/ Pranga ‘tmerrit’ të grave, çfarë zbuloi policia për të

[sgmb id=”1″]

Nje i ri eshte arrestuar ne Shkoder, pasi policia ka dokumentuar dy vjedhje me dhune të ndodhura në kete qytet. Ne pranga eshte vene shtetasi Kolë Prroni, 27 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.

Njoftimi i policise 

Më datë 21.10.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër pas një pune të mirëorganizuar dhe në bazë të provave ligjore u arrestua shtetasi: Kolë Prroni, 27 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është autor i ngjarjes të ndodhur, me datë 01.10.2017 në lagjen “Vasil Shanto” ku i ka vjedhur me forcë nga qafa një varëse floriri shtetases L. P.

Gjithashtu dyshohet si autor i ngjarjes së ndodhur me datë 16.10.2017 në lagjen “Vojo Kushi” ku i ka vjedhur me dhunë nga qafa një varëse floriri shtetases D. P.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Vjedhje” parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com