Loading...

Brataj paralajmëron: ‘Nëse do të ketë përk eqësim, autoritetet nuk mund të tolerojnë situatën’

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj foli ditën e sotme për rishikim të masave anti-COVID nëse situata shkon drejtë përkeqësimit.

Gjithashtu, edhe anëtar i Komitetit Teknik, Brataj ka komantuar takimin me mjeket e rajonit, i cili është zhvilluar ditën e sotme online në kuadër të situatës së pandemoisë së COVID-19.

“Ishte takim shumë pozitiv, me pjesëmarrje nga kolegë nga të gjitha vendet e botës. Terapia nuk është se ndryshon shumë nga një vend tjetër i botës. Unë e kam thënë dhe e them që të gjendet një mënyrë bashkëpunimi konkret si të ardhjes së këtyre kolegëve dhe dërgimit të kolegëve këtu për bashkëpunim. Prandaj edhe me diasporën unë dua gjëra konkrete, duhet të realizojmë projekte konkrete”,- tha Brataj i ftuar në “News 24”.

Pyetjes nëse do të ndryshojë ora policore nga ora 20:00 që është aktualisht në orën 18:00, Brataj përmendi faktin se në ditët e fundit shifrat janë disi konstante, çka do të thotë se nuk ka vend për alarm.

“Në dy apo tre ditët e fundit rritjet janë stabilizuar, pra, po arrijmë në atë fazën e sheshtë, ku më pas nis zbritja. Edhe një minimum pak më pozitiv tregon menaxhim e kontroll të situatës. Po diskutohet për masa të tjera, po bëjmë të njejtën gjë si vendet e tjera. Do të shohim së shpejti situatën dhe do vendosim”.

Pra, siç duket, të paktën nuk pritet të ketë masa më të rrepta shtr ëgnuese.

Por brataj shtoi se nëse do të ketë përk eqësim, autoritetet nuk mund të tolerojnë situatën. “Kritike për mua është edhe pranvera”, – tha ai, duke paralajmëruar se shifrat mund të rriten sërish në muajt në vazhdim. /NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com