Rikthehen lëkundjet sizmike në vendin tonë. Në fakt ato kanë qenë të lehta dhe janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës.
Raportohet se tërmetet ishin me magnitudë 3.2 dhe 3.5 ballë të shkallës Rihter.
Tërmeti i parë, ai me magnitudë 3.2 Rihter u regjistrua pas orës 03:00, ndërsa i dyti rreth 40 minuta më vonë. Nuk raportohen dëme nga lëkundjet.
Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ishte në det, 24 km larg nga qyteti i Durrësit.
Më 26 nëntor 2019, Durrësi, Tirana dhe jo vetëm, u goditën nga një tërmet tragjik që shkaktoi 51 viktima dhe qindra banesa të dëmtuara. /noa.al/