Poliklinika e Vlorës e transformuar ofron kushte dinjitoze për qytetarët dhe personelin shëndetësor. Duke publikuar pamje të kësaj poliklinike, dje dhe sot, kryeministri Edi Rama theksoi se puna nuk ka mbaruar ende për transformimin rrënjësor të krejt infrastrukturës së shëndetësisë.
“Kjo ishte për dekada e dekada, Poliklinika e Vlorës dhe kjo është sot, por natyrisht s’ka mbaruar as puna për transformimin rrënjësor të krejt infrastrukturës së shëndetësisë, njësoj si këtu, as beteja për pastrimin me rrënjë nga sistemi shëndetësor i qelizave kanceroze të rryshfetit e abuzimit”, u shpreh Rama.
“Po kush tjetër përveç nesh mund ta vazhdojë këtë punë e ta fitojë këtë betejë? Askush tjetër natyrisht dhe kush nuk e kupton këtë, nuk kupton as se sa shumë që ka për të humbur…”,- përfundoi Rama. /ATSH