Dashi
Prej disa kohësh ju jeni gjithnjë e më të tensionuar. Kujdesuni për pamjen tuaj fizike dhe mos e lini pas dore veten. Gjithmonë mendoni përpara se të merrni një vendim.
Demi
Nëse vijnë ditë të këndshme, mos hezitoni të qëndroni jashtë dhe ndoshta të merrni pak diell, natyrisht, mos e teproni. Kjo është koha për të kryer projekte dhe për të arritur rezultate të mira.
Binjakët
Vëmendje ndaj polemikave të padobishme që mund të ndodhin sepse shumë shpesh ju imponon vullnetin tuaj. Në punë, përpiquni të mos shkoni kundër askujt.
Gaforrja
Horoskopi i Paolo Fox tregon se gjërat në dashuri do të fillojnë të shkojnë më mirë sesa ditët e fundit. Edhe në punë ka mundësi që të bëni akoma edhe më shumë, ndaj mos humbisni asnjë mundësi.
Luani
Horoskopi i Paolo Fox sinjalizon se duhet të përpiqeni të jeni të kujdesshëm në dashuri: Hëna në kundërshtim mund të shkaktojë disa probleme. Në punë mund të ketë disa probleme për tu zgjidhur.
Virgjëresha
Nëse nuk ndiheni të vlerësuar do të bëheni të ftohtë me të tjerët, ndaj duhet të keni më shumë besim te vetja. Në punë do të ketë situata të rëndësishme për të përballuar.
Peshorja
Jini zemërgjerë me ata që janë besnikë ndaj jush, shprehni karakterin tuaj të fortë dhe luftëtar, do të merrni gjithçka që dëshironi. Ka pak agresivitet në punë.
Akrepi
Krenaria juaj do të tregojë vetveten duke u përpjekur të rimarrë një ndjenjë që po rrënohej. Ata që janë çift nuk kanë probleme, por beqarët nuk duan të shohin përreth. Ju jeni duke bërë gjëra të mëdha në punë.
Shigjetari
Vetëm zemra juaj mund t’ju tregojë se cila rrugë është më e mira për ju. Lajme të mira gjatë rrugës për në punë.
Bricjapi
Horoskopi i Paolo Fox ju tregon se e hëna do të jetë një ditë shumë e rëndësishme për dashurinë dhe familjen. Jini pozitivë dhe lëreni veten të lirë.
Ujori
Nesër do të keni Hënën në opozitë dhe kjo ju bën nervoz. Sidoqoftë, kjo mbetet një periudhë e mirë. Mundohuni të shmangni polemikat në punë.
Peshqit
Kjo periudhë ju fton të jeni të kujdesshëm nesër do të jetë një ditë në të cilën distancoheni nga njerëzit që nuk i respektojnë parimet tuaja. Në punë është një kohë kur duhet të shfrytëzoni gjithçka në favorin tuaj. /noa.al/