Grupi hetimor italian ka zbuluar gju rmë gja ku, që dy shohet se i përkasin çiftit shqiptar Shpëtim dhe Teuta Pasho, të vr arë dhe të m asakruar në shtetin fqinj prej disa vitesh.
Mediat italiane raportojnë se pol icia është shumë pranë zbardhjes së ngjarjes, pasi besohet se gju rmët e gja kut mund të kenë ardhur nga larja e thi kës ose sh arrës së përdorur për copëtimin e trupave në lavamanin e shtëpisë në Fontana, ku banone me qira e dashura e djalit të tyre asokohe, Elona Kalesha.
Ndërkohë që seanca e së hënës ka shumë mundësi të shtyhet, pasi i biri i çiftit Pasho, Taulant Pasho, i dyshuar edhe ai për përfshirje në krim, gjendet i bu rgosur në Zvicër dhe nuk nuk mund të parqitet.
Gjurmët në apartament, mund të jenë të vetmet në vendin ku he tuesit pretendojnë se është kryer vr asja e dyfishtë.
Çifti shqiptar kishte mbërritur në Itali një muaj para zh dukjes nga Shqipëria për të takuar djalin e tyre Taulantin, i cili do të lirohej nga bu rgu më 2 nëntor 2015, por kontaktet e fundit të bashkëshortëve ndërpriten në datën 1 nëntor.
Sipas he tuesve me 2 nëntor të këtij vitit, që mendohet të jetë edhe dita e vra sjes së çiftit Pasho, Elona Kalesha priti prindërit e të dashurit të saj që kishin ardhur nga Shqipëria për të takuar djalin e tyre, i cili do të lirohej pas 4 vitesh nga burgu pas dënimit për trafik droge.
Kujtojmë që çifti Teuta dhe Shpëtim Pasho u gjetën të copë tuar në Itali në dhjetor të vitit të shkuar në 4 valixhe të shpërndara, pranë bu rgut në Solliciano, thuajse pesë vite pas zhd ukjes së tyre. /noa.al/