[sgmb id=”1″]
Treshja e prokurorëve nga Tropoja, Besim Hajdermataj, Elizabeta Imeraj dhe Gentian Osmani kanë përfunduar në qendër të vëmendjes mediatike këto ditë për lidhjet e tyre faresfisnore me familjen Berisha si dhe për paraqitjen e dobët që akuza bëri në Komisionin e Mandateve, në mbledhjen në të cilën duhet të vendosej për heqjen e imunitetit të Tahirit.
Megjithatë, duke parë se si Imeraj, ashtu edhe Osmani, kanë qenë ndër nxënësit më të dobët në shkollën e magjistraturës, nuk është për t’u habitur që cilësia e akt-akuzës linte shumë për të dëshiruar.
Dokumenti i siguruar nga Lexo.al tregon se Gentian Osmani, i diplomuar në vitin 2004, u rendit në vendin e 21-të, nga 25 pjesëmarrës në provimin përfundimtar.
Nga ana e saj, Elizabeta Imeraj, gjithashtu është renditur në fundin e renditjes së vitit shkollor 2004-05, duke qenë e 19-ta nga 24 pjesëmarrës.