Loading...

Rama: Po të na zinte virusi para 7 vitesh do bëhej qameti

Duke folur për situatën e sistemit shëndetësor në vend, kryeministri Edi Rama ka thënë ndryshimi me të kaluarën është shumë i madh.

Në një status në rrjetet sociale, shefi i qeverisë shkruan se ky ndryshim, duhet të vazhdojë deri në fund, duke pastruar abuzuesit e batakçinjtë nga radhët e bluzave të bardha.

Ai ka publikuar edhe foton e Spitalit të Urgjencës së Elbasanit, disa vite më parë dhe sot.

Postimi i plotë

Po sikur të kishte sulmuar virusi para 7 vjetësh kur spitalet ishin deri edhe në këtë derexhe, apo sikur largoqoftë edhe ne të kishim qenë si ata të para 7 vjetëve dhe të na kishte gjetur me ato farë spitalesh, a e imagjinoni dot se çfarë qameti do ishte bërë apo jo?

Ky është Spitali i Urgjencës dhe Patologjisë në Elbasan dhe besoj s’ka nevojë për koment, pavarësisht se kush nuk do të shikojë, s’ka shans ta shohë ndryshimin, por vazhdon avazin se sot është më keq se dje!

Jo, sot spitalet nuk kanë asnjë krahasim me dje, por unë jam i pari që e di se ky nd ryshim fantastik i infrastrukturës nuk mjafton, sepse duhet ta kryejmë deri në fund edhe ndryshimin që kemi nisur këto vite në organizimin e bluzave të bardha, menaxhimin e tyre, cilësinë morale e jo vetëm profesionale të shërbimit, duke pastruar deri në fund abu zuesit e batakçinjtë nga radhët e atyre bluzave! Prandaj na duhet Mandati i Tretë. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com