Loading...

E rëndë/ Pas infektimit me Covid në barkun e nënës, foshnja lind e pajetë

Një foshnje ka lindur e pajetë pas infektimit me COVID-19 në barkun e nënës.

Ngjarja e rëndë është regjistrur në Izrael, ku dyshohet se foshnja ësht infektuar përmes placentës.
Nëna e re, vetëm 29-vjeçe ishte në javën e 25-të të shtatzënisë, kur mbërriti në spitalin Assuta në Ashdod në fundjavën e kaluar, pasi pati temperaturë dhe simptoma të tjera të COVID.

Ajo rezultoi më pas pozitive me COVID dhe testet pas lindjes zbuluan se fëmija gjithashtu ishte me COVID.

Kjo është hera e parë në Izrael që një foshnje infektohet me COVID në barkun e nënës dhe lind i vdekur.
Shefi i Departamentit të Sëmundje Infektive tha se fetusi ishte infektuar përmes placentës dhe se me shumë mundësi ka ndërruar jetë si pasojë e virusit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com