Loading...

Cfarë thotë shkenca?A mund të infektohemi duke prekur një dorezë apo celularin?

Gjithmonë kanë qenë të kujdesshëm. Gjithmonë kanë përdorur të gjitha masat paraprake. Kurrë nuk bënë sjellje të rrezikshme.

Megjithatë, e kanë parë veten të infektuar me Covid-19 dhe të shtruar në një shtrat spitali. Dhe ata i kaluan ato ditë në repart, duke menduar se ku kanë rënë në kontakt me virusin dhe si e morën atë.

Dhe e vetmja përgjigje që i kanë dhënë vetes, ka të bëjë me sipërfaqet, mbase jo të dezinfektuara në mënyrë të përsosur: një celular, një dorezë dere, butoni i një ashensori.

Por nuk ka asnjë provë shkencore-shëndetësore që vërtet është kështu. Këto janë vetëm supozimet e pacientëve individualë.

Infektimi me një telefon?

Nga këto raste ndodhin gjithnjë e më shpesh, veçanërisht në këtë valë të dytë. Kjo është ajo që, për shembull, komandanti provincial i karabinierëve në Bergamo, Alessandro Nervi, 51 vjeç, i cili për mendimin e tij, u sëmur duke ia kaluar telefonin një të njohuri, që më pas rezultoi pozitiv me Covid.

“Gjithmonë kam mbajtur një maskë, i kam mbajtur njerëzit në distancën e duhur, nuk kam qenë me të njëjtin person për më shumë se 15 minuta, kam mbajtur dritaren hapur për të ajrosur zyrën. Por unë bëra atë gjest të thjeshtë: i kalova telefonin tim një shoku për një telefonatë video. Unë mbaja veshur një maskë, ai po pinte duhan. Pastaj i dezinfektova duart, por telefonin jo. Dy ditë më vonë, shoku im më paralajmëroi përmes mesazhit, se tamponi e tij molekular ishte pozitiv”. Disa ditë më vonë shfaqen simptomat dhe testi konfirmon infeksionin.

Infektimi në spital

Pak a shumë e njëjta hipotezë e Luciano De Biase, 66 vjeç, kardiolog në Romë. “Unë kontraktova Covid-19. Edhe pse punoja mjek, e kam gjetur veten si një pacient në repartin tim. Unë përfundova në kujdesin intensiv dhe isha jashtëzakonisht i sëmurë, mos harroni. Si u sëmura? E kam menduar shumë dhe akoma nuk mund t’i jap vetes një përgjigje. Në punë kam qenë gjithmonë i mbrojtur, i kujdesshëm dhe i matur: kominoshe, maskë, distancim, doreza, mbulesa këpucësh. E vetmja përgjigje e arsyeshme që i kam dhënë vetes, është se preka diçka, si një dorezë dhe pastaj padashur fërkova sytë”.

Infektimi nëpër sipërfaqe është i rrallë

Infeksioni nga Covid, brenda spitaleve që përfshin si pacientët, ashtu dhe punëtorët e kujdesit shëndetësor, për fat të keq nuk është një gjë e rrallë dhe shpesh janë shpë rthimet e Covidit të lindura në spitale, ato që shkaktojnë shqetësime.

Me vaksinimet e mjekëve dhe infermierëve, gjërat duhet të përmirësohen progresivisht. “Shumë njerëz të shtruar në spital nuk e kanë idenë se ku janë infektuar, duke pretenduar se gjithmonë kanë qenë shumë të kujdesshëm, duke respektuar të gjitha masat paraprake”, – konfirmon virologu i Universitetit të Milanos, Fabrizio Pregliasco.

Sidoqoftë, infektimi nga sipërfaqet, megjithëse nuk përjashtohet, konsiderohet shumë i rrallë. Koronavirusi shpesh mund të rezistojë në materiale inerte dhe në doreza e butona të ndryshme.

Disa studime gjatë muajve, kanë gjetur gjurmë të materialit gjenetik Sars-CoV-2 praktikisht kudo, por kjo nuk nënkupton që koronavirusi është aktiv dhe ende i aftë të infektojë.

Grimcat virale nuk zgjasin shumë jashtë një organizmi dhe gradualisht bëhen më pak të rre zikshme. Një kërkim, zbuloi gjurmë të koronavirusit 17 ditë pas zbarkimit të pasagjerëve në bordin e “Diamond Princess”, anija e lundrimit në të cilën ishte përhapur një infeksion i Covid 19, por nuk ishte më në gjendje të infektonte. Sidoqoftë, mjafton që të dezinfektohen plotësisht sipërfaqet për të shmangur ngjitjen.

Laborator dhe realitet

Një seri eksperimentesh, kanë treguar se virusi mund të qëndrojë në sipërfaqe për një kohë të gjatë, por kjo nuk do të thotë që njerëzit po sëmuren nga prekja e butonave dhe dorezave.

Emanuel Goldman, një mikrobiolog në Shkollën Mjekësore Rutgers, Nju Xhersi, në Newark, shkroi një koment shumë të përpiktë në “Lancet Infectius Diseases” korrikun e kaluar, duke pretenduar se sipërfaqet kishin një rr ezik relativisht të ulët të transmetimit të virusit.

Ai paralajmëroi disa studime të caktuara të kryera në laborator, ku krijohen kushte të vështira për t’u përsëritur në botën reale, me eksperimente që marrin parasysh sasi të mëdha të viruseve.

Prekja e një sipërfaqeje të sapo ndotur, para se virusi të bëhet inert dhe pastaj vendosja e duarve mbi sytë apo fytyrën, mund të jetë ende një rrugë e infektimit, por shkencëtarët e konsiderojnë atë shumë të rrallë.

Maska kirurgjikale nuk mjafon kundër ngjitjes përmes aerosolit

Edhe revista “Nature”, disa ditë më parë, me një artikull të gjatë dhe një editorial, theksoi se shumë përpjekje janë përqendruar ende në pastrimin e sipërfaqeve, pa marrë parasysh një realitet që është zbuluar gjatë muajve, domethënë, që virusi mund të transmetohet përmes ajrit: mund të infektoheni gjithashtu duke thithur grimca të vogla të viruseve (aerosole), që notojnë në ajër për një kohë të gjatë para se të avullojnë dhe jo vetëm përmes pikave të cilat, për shkak të madhësisë dhe peshës së tyre, bien në tokë brenda dy metrash distancë.

Kërkimet në muajt e fundit, provojnë, gjithnjë e më fort, se koronavirusi transmetohet përmes aerosoleve: vendet më të rr ezikshme – tani është e qartë – janë ambiente të mbyllura, të mbushura me njerëz me ventilim të dobët.

Në këtë aspekt, pra – jo në atë të ngjitjes nëpër sipërfaqe, mbi të cilën nuk ka pothuajse asnjë provë – shumë shkencëtarë kërkojnë ndërhyrje për të parandaluar ose kufizuar transmetimin e virusit.

Duhet theksuar, se në thithje, maskat kirurgjikale kanë një efikasitet të dobët në aerosol. “Për të bllokuar pikat e mëdha, aderimi i përsosur nuk është i nevojshëm, – shpjegon Giorgio Buonanno, profesor i Fizikës Teknike Mjedisore në Universitetin e Cassino-s dhe Universitetin e Teknologjisë Queensland në Brisbane (Australi), – por pikat e vogla, largohen nga skajet. Maska duhet ta mbajë mbërthyer fytyrën. Mund të jetë një ide e mirë të siguroni kapacitet filtrues me një maskë kirurgjikale ose FFP2 dhe aderimin në fytyrë me një maskë pëlhure të vendosur sipër. Nëse arrini të shtoni një tjetër copë, që i bën maskat të ngjiten më mirë, ju merrni një mbrojtje që arrin deri në 90 për qind”, – tha ai.

“Faktori-kohë”

Përveç përdorimit të saktë të maskave, koha e qëndrimit gjithashtu ndikon në rre zikun e infektimit. Për shembull, në aplikacionin ‘Immuni’, alarmi shkaktohet nëse jeni më pak se dy metra nga një person i infektuar për të paktën 15 minuta (edhe nëse vetëm një kollë ose një teshtimë mund të jetë e mjaftueshme për t’u infektuar, me një kohë shumë më të shkurtër të ekspozimit, 15 minuta).

Por ‘CDC’ amerikane, (Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve), kanë rishikuar në udhëzimet e tyre “rregullin e 15 minutave”, i cili nuk duhet të kuptohet si një kohë “e njëpasnjëshme”, por “kumulative”: infeksioni mund të ndodhë edhe me kontakte të ngushta.

Kështu, që duhet shumë pak për të mos kuptuar se keni zbatuar pa ditur një sjellje të rr ezikshme, pa menduar domosdoshmërisht për prekjen e një doreze ose një telefoni celular. /noa.al/

Burimi: “Corriere della Sera”

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com