Princesha Latifa al Maktoum, e bija e sunduesit të Dubai, ka postuar fshehtësisht në rrjet një seri videosh të trazuara nga ambjentet ku thotë se po mbahet pe ng kundër dëshirës së saj, nga i ati.
Mediat e huaja reportuan gjerësisht pretendimet e saj.
E bu rgosura 34-vjeçare tregon në detaje sesi tentativa e saj dr amatike e arr atisjes në 2018 me një jaht e motor uji, përfundoi me kapjen bru tale dhe riatdhesimin e detyruar.
Pas arritjes në Indi autoritetet e dërguan atë me shpejtësi te babai i saj milioner. Prej atëherë ajo thotë se po mbahet kundër dëshirës së saj nga njerëzit e të atit, të cilët i kanë thënë se mund të “mos shohë më kurrë dritën e diellit”.
Në një prej mesazheve emocionale në video, Princesha thotë: “Jam një pe ng. Kjo vilë është kthyer në bu rgun tim. Të gjitha dritaret janë të iz oluara. Janë pesë pol icë jashtë dhe dy brenda. Nuk mund të dal jashtë as për ajër të pastër”.
Vitin e kaluar një gjykatë në Londër vendosi se babai i Latifa, Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum, ‘urdhëroi dhe organizoi’ pe ngmarrjen dhe kthimin e saj të detyruar në Dubai në dy raste, në 2002 dhe përsëri në 2018.
Me pamje të zbehtë e të fri kësuar, ajo përshkruante momentet në jaht kur bëri tentativën e dë shtuar të arr atisjes, me ndihmën e një ish-ushtaraku francez që kishte paguar, për t’u kapur më pas në det nga trupat e rojës bregdetare indiane.
Latifa përshkruan më tej sesi u përlesh me dy ofi cerë të Emirateve të Bashkuara duke kafshuar në krah njërin prej tyre, dhe sesi ata i injektuan qetësues për ta bërë të heshte.
Princesha është një nga 30 fëmijët e gjashtë grave të ligjshme të Sheikut.
Por sheiku Mohammed dhe gjykata mbretërore e Dubai thonë se ajo është ‘e sigurtë, nën kujdesin e familjes së saj’.
/NOA.al