Kryetari i Partisë Demokratike në Sarandë, Hariz Mema ka hu mbur jetën si pasojë e një ataku kardiak. Ai është gjetur pa ndenja në fshatin Gjashtë dhe është transportuar në spital ku dhe ka ndërruar jetë.
Mema drejtonte prej 8 vitesh Partinë Demokratike në Sarandë. Ai ka qenë po ashtu edhe anëtar i këshillit bashkiak në qytetin bregdetar.
Pas lajmit të hid hur, ka reaguar edhe deputeti i PS-së, Alket Hyseni, i cili ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Memës.
“Lajmi i tris htueshëm për hu mbjen e jetës të z.Hariz Mema Një qytetar i mirë i Sarandës, një familjar i shkëlqyer dhe një veprimtar politik, që me politesë dhe shpirt demokratik, dha një kontribut të çmuar për qytetin dhe zonën tonë. Marr pjesë në dhimbjen e familjes, të shokëve, miqve, patriotëve dhe anëtarëve të Partisë Demokratike të Sarandës!”, shkruan Hyseni në rrjetet sociale. /noa.al/