Loading...

Në 18 shkurt, zbarkon në Mars misioni i NASA-s me helikopterin-dron

Ka nisur numërimi së prapthi për misionin “NASA Mars 2020”, i cili më 18 shkurt do të sjellë “rover”-in e pestë (një pajisje për eksplorimin e sipërfaqes planetare, e krijuar për të lëvizur nëpër sipërfaqen e ngurtë në një planet ose trupa të tjerë qiellorë) të agjencisë hapësinore amerikane, “Perseverance”, në planetin e kuq.

Me ta, do të jetë edhe një “shok” ekuipazhi i paparë: helikopteri i vogël ‘Ingenuity’, një dron i destinuar të bëhet makineria e parë e këtij lloji që fluturon në planetin e kuq dhe, mbi të gjitha, e para e këtij lloji që fluturon në një planet tjetër përveç Tokës.

Së bashku, të dy makinat do të eksplorojnë zonën e uljes, kraterin Jezeero, në kërkim të formave të reja të jetës.

Ky mision i NASA-s, i nisur më 30 korrik 2020, është i treti që arrin në planet për të zbuluar sekretin e tij më të madh, pas misionit “Hope” të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe “Tianwen-1” të Kinës.

I pari përfshin një sondë në orbitë dhe i dyti një orbitë, plus një zbarkues dhe një “rover”, zbritja e të cilëve në sipërfaqen e Marsit pritet në maj.

Nga emri teknik “Mars Helicopter Scout” dhe i quajtur “Ingenuity”, nga një vajzë 11-vjeçare, helikopteri- dron peshon dy kilogramë, ka katër këmbë, një aparat drejtimi, që është një lloj kutie me madhësi rreth 20 centimetra me 16, me rrotullues me fibra karboni, pak më shumë se një metër i gjatë dhe është i pajisur me antena, një panel diellor, sensorë dhe kamera.

Ai është një demonstrues teknologjik me detyrën për të verifikuar mundësinë e praktikimit të fluturimit me motor në Mars.

Nëse është i suksesshëm, ai mund të hapë rrugën për misionet e ardhshme në planet me helikopterë të gjeneratës së dytë.

Pyetja e parë do të jetë në lidhje me aftësinë e mjetit për t’i bërë ballë temperaturave të ulëta të natës marsiane. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com