Pamje të tr ishta vijnë nga fshati Limjan në Dibër, ku një e moshuar ka ndërruar jetë ndërsa ishte i pamundur dërgimi i saj në spital, për shkak të rrugëve të bllokuara nga dëbora.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, ndërsa në një video të publikuar nga “Abc news”, shihen një grup të rinjsh të cilët mundohen të pastrojnë rrugën, për të bërë të mundur kalimin e makinës.
Ata fillojnë duke pastruar rrugën nga dëbora me lopata, ndërsa më pas shtyjnë makinën, por fatk eqësisht rruga e bllokuar nga trashësia e dëborës, nuk i ka lejuar të mbërrijnë në kohë në spital.
Fshati Limjan ndodhet vetëm 11 kilometra larg qytetit të Peshkopisë
Shqipëria këtë fundjavë u përball me një mot të acartë dhe reshje të dendura bore. Situatë më pr oblematike, paraqitet në juglindje dhe verilindje të vendit, sidomos në zonat e thella malore, ku bora dhe ngricat kanë bllokuar kalimin e automjeteve. /noa.al/