Loading...

I zhgënjyer nga fëmijët, burri i lë të gjithë pasurinë qenit të tij

Një qen në Indi do gëzojë të gjithë pasurinë e të zotit të tij, i cili edhe pse ka pesë fëmijë vendosi që gjithçka t’ia lërë kafshës shtëpiake.

Në testament ai i përjashtoi fëmijët, pasi tha se askush nga ata nuk u kujdes për të kur kishte nevojë.

Dhe kështu, e gjitha pasuria është për qenin Xheki.

Kur fermeri të ndërrojë jetë, Xheki do të bëhet pronar i tokës, pasi 50-vjeçari ka në pronësi më shumë se 8 hektarë, gjysma e të cilit do i kalojë qenit.

Fermeri ka tre vajza dhe një djalë nga bashkëshortja e parë dhe dy vajza nga martesa e dytë, por asnjëri nga fëmijët nuk përmendet në testament. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com