Loading...

Jepet vendimi i gjykatës për mjekun e njohur

Gjykata e Posaçme kundër Kr imit dhe Korr upsionit ka caktuar masën e sigurisë “arr est me bu rg” për mjekun kardiolog të QSUT-së, Edvin Prifti.

Kardiokirurgut i janë vënë pr angat në sallën e gjyqit, pa dalë nga ambientet e GJKKO, pas përfundimit të seancës ku u caktuan masat e sigurisë. Mjeku do të transferohet në bu rgun “313” në kryeqytet.

Prifti, është pez ulluar nga puna, pas përgjimeve të SPAK-ut, ku është kapur duke biseduar me Manuela Mallkuçin, për një operacion që nëna e saj do të kryente.

Në përgjimet e SPAK-ut, shefja e repartit të dje gieve, Trëndafile Frangu, e cila ishte në komunikim me mjekun Prifti, siguron një shumë parash nga Manuela Mallkuçi, ditën që kjo shtron nënën në spital.

Ndërkohë, Mallkuçi bisedon me Trëndafile Frangun e Migena Skënderin, që flet për dy mijë euro, të cilat janë për mjekun Edvin Prifti.

Shefit të Kardiokirurgjisë në QSUT, pas kontrolleve në shtëpi, iu zbuluan janë rreth 200 mijë euro dhe 130 milionë lekë. Ndërsa në zyrë, i janë gjetur 50 mijë euro si dhe 30 milionë lekë.

Sipas dosjes së SPAK-ut, Migena Skënderi kishte operuar babanë me kardiokirurgun Edvin Prifti, disa kohë më parë dhe ishte lidhur me kryeinfermieren e repartit të dj egieve, që njihej si File (Trëndafile Frangu).

Më pas, ishte Skënderi ajo që e lidhi Manuela Mallkuçin me Filen, duke i thënë se: “Filja do një sasi parash lidhur me ketë gjë, gjithashtu edhe kirurgut duhet t’i japim një sasi prej 2000 euro”.

Het imet ndaj tij, nisën bazuar në përgjimet e sekretares së Gjykatës së Krujës, të cilat kishin filluar për lirimin e disa të dën uarve, por që kanë zbuluar për Pr okurorinë e Posaçme, edhe korrupsionin në shëndetësi./noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com