Loading...

Shkeli masat anti-Covid, gjo bitet ministri

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, është gjo bitur me 5 milionë lekë të vjetra për thyerje të masave anti-covid. Policia e Beratit e ka gjobitur ministrin pasi ka organizuar një takim në kundërshtim me masat anticovid.

Po ashtu, me 1 milionë lekë të vjetra u gjobit edhe pronari i biznesit që lejoi organizimin e takimit në ambientet e biznesit të tij.

Një ditë më parë, me 5 milionë lekë është gjobitur edhe ish-deputeti i LSI, Endrit Braimllari, pasi kishte organizuar një takim elektoral në ambientet e një biznesi në Maliq.

Po ashtu, gjoba kanë marrë edhe dy administratorë lokalesh në Divjakë, pasi lejuan zhvillimin e takimeve elektorale nga përfaqësues të PD-së. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com