“Pse kaq mister për qarkun ku do të kandidojë Sali Berisha?”
Kjo ishte pyetja që gazetarja Beti Njuma i bëri ish kryeministrit të Shqipërisë gjatë intervistës së tij ekskluzive për RTV Ora.
Por sipas Berishës, do të jetë PD ajo që do vendosë.
Sali Berisha: Atë nuk e mbaj unë sekret. Ai është një vendim që do ta shpallë për gjithë deputetët e tjerë Partia Demokratike. Dhe unë e gjykoj se nuk do ishte një veprim i justifikuar nga ana ime të flisja para vendimeve të partisë. Nuk mund të flas para vendimeve të partisë.
Beti Njuma: Kur flitet për Sali Berishën, pak e vështirë ta vendosë partia…
Sali Berisha: Asgjë nuk ka mbi ligjin e partisë në këtë periudhë.
Beti Njuma: Ju do kishit ndonjë preferencë?
Sali Berisha: Natyrisht. Nuk jam prej guri. Edhe unë kam preferencat e mia por do të jetë PD që do të vendosë.