[sgmb id=”1″]
Rreth orës 03.00 të mëngjesit të së enjtes ka mbërritur në ambjentet e Komisariatit të Policisë Vlorë droga e sekuestruar në fshatin Babicë e Vogël. Aksioni nga krimet e rënda të mbështetura nga Delta Forcë si dhe Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë nisi rreth orës 22.00 të mbrëmjes së 18 tetorit .
Rreth 100 efektivë Policie të njësisë speciale nga Tirana prokuror të Prokurisë së Përgjithëshme dhe efektivë të Delta Forcë si dhe Antidrogë Vlorë zbarkuan në fshatin Babicë e Vogël rreth 10 km larg qytetit të Vlorës.
Gjatë aksionit Forcat Speciale mësynë në një banesë dykatëshe ku gjatë kontrollit të ushtruar u konstatua një sasi e konsiderueshme lënde narkotike. Burime nga Policia bëjnë me dije se janë afro 7 tonë kanabis sativë e paketuar e cila ishte fsheur në bodrumet e banesës dykatëshe, fshuehur brenda bidonave aluminë.
Gjatë kobtrollit të ushtruar në banesë kanë qenë edhe persona të cilët janë shoqëruar nga Policia e Vlorës në ambjentet e komisariatit. Drejtoria e Policisë Vlorë nuk bën me dije se sa persona janë shoqëruar apo arrestuar. Droga e gjetur në ambjnetet e shtëpise u transportua nga fshati Babicë me një furgon të Policisë së Vlorës si dhe një makinë të ushtrisë .
Në orët e para të mëgjeist së datës 19 tetor pritet që Policia e Vlorës të bëje me dije sasinë e drogës së sekuestruar si dhe emrat e perosnave të implikuar në këtë trafik.
<iframe width=”640″ height=”480″ id=”am__1120004″ frameborder=”0″ allowfullscreen scrolling=”no” src=”http://e.abingmedia.com/v/24/1120004.html“></iframe><script async src=”http://e.abingmedia.com/am__loadplayer_v2.js“>{“videoid”: “1120004”, “sid”:”24″}</script>