Clirim Hoxha
Ndahet nga jeta gazetarja e njohur Zenepe Luka.
Covid 19 nuk e kurseu as gazetaren e mirënjohur Zenepe Luka.
Zenepe Luka ishte shpirti i gazetarisë investigative, i gazetarisë me të gjitha përmasat e saj. Zenepe Luka ishte gazetare race, që e merrte rrez ikun në ballë, gazetare që ka mbajtur mbi shpatullat e saj demokracinë e brishtë shqiptare.
E shkolluar për gazetari mes emrave të mëdhenj të gazetarisë shqiptare Zenepe Luka u ngrit si rre besh mbi padrejtësitë e kohës, duke spikatur në çdo drejtim me profesionalizmin e saj.
Kontributi i Zenepe Lukës në gazetarinë shqiptare është evident në të gjithë vitet që ajo nënshkroi emrin e saj në gazetat më të mëdha kombëtare të vendit.
Veç gazetarisë, Zenepe Luka ishte dhe një veprimtare shoqërore e përmasave gjigante, si dhe në fushën e botimeve me 18 libra. Në fillim të viteve ’90 ajo themeloi Shoqatën “Albano&Romina Pauer” në nderim dhe respekt të çiftit legjendar të këngëtarëve italian.
Po ashtu Zenepe Luka themeloi dhe drejtoi Fondacionin “Nermin Vlora Falaski” në nderim dhe respekt të studiueses së njohur, shkrimtares dhe stërmbesës së Ismail Qemal Vlorës. Zenepe Luka dhe fondacioni që ajo drejtonte kishte mbledhur rreth vetes grat e shquara shqiptare dhe e kishte shpërndarë fondacionin në shumë degë në mbarë botën ku jetojnë shqiptarët.
Vd ekja e Zenepe Lukës do të ler një boshllëk në madh në gazetarinë shqiptare, në shoqërinë civile shqiptare e mbi të gjitha në familjen e saj të shtrenjtë, te fëmijët Redin dhe Evën dhe te bashkëshorti Ismaili.
U prehsh në paqe Zenepe Luka, kolegia jone e nderuar.
Vlora dhe gjithë Shqipëria nuk do ta harrojnë kontributin e madh që ti dhe në gazetarinë shqiptare e në shoqërinë civile!
Loading...