Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, është gj obitur me masën administrative 5 milionë lekës, pasi ka organizuar një takim politik në kundërshtim me protokollet e pandemisë anti-Covid.
Gjoba është vendosur pas konstatimit në rrjetet sociale, se Braimllari kishte zhvilluar në ambientet e një lokali në qytetin e Maliqit një aktivitet, duke krijuar grumbullime personash.
Gjithashtu është gjobitur me 1 milionë lekë Z.B., pronarja e lokalit, pasi lejoi zhvillimin e aktivitetit në ambientet që ajo administron, duke shkelur Aktin Normativ. /noa.al/