Lajm tr agjik për mbrojtësin e Bajernit të Mynihut, Jerome Boateng. Ish-e dashura e tij, Kasia Lenhardt, u gjet e vd ekur në apartamentin e saj në Berlin.
Trupi i vajzës, e cila ishte vetëm 25 vjeçe, u gjet i pajetë nga po licia. Jerome dhe Kasia u ndanë më 2 shkurt, lajm që e dha vetë futbollisti në Instagram:
“Siç është shkruar në media, i kam dhënë fund marrëdhënies me Kasia Lenhardt. Tani e tutje ne do të shohim secili punën e vet. Është për të ardhur keq, por për familjen time dhe për mua është e vetmja zgjidhje. Duhej ta bëja këtë hap. Iu kërkoj falje të gjithë atyre që i lë ndova, sidomos ish-të dashurës sime, Rebecca, dhe fëmijëve tanë. Edhe unë jam i zhgënjyer nga vetja. Një burrë duhet të marrë përgjegjësinë dhe të veprojë në interes të familjes së tij dhe unë po e bëj tani. Kasias i uroj më të mirën”.
Kasia Lenhardt u bë e famshme në vitin 2012 pas pjesëmarrjes së saj në shfaqjen televizive në Gjermani “Next Top Model”.
Lajmin tr agjik të vde kjes së saj e konfirmoi kolegia modele, Sara Kulka në Instagram. /noa.al/