Loading...

Vendoset se si do të zhvillohet sezoni i provimeve për studentët

Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, foli në lidhje me zhvillimin e sezonit të provimeve.

Provimet kur është e pamundur që të zhvillohen online do të zhvillohen në auditore.

Evis Kushi tha se pas një takimi me Komitetin Teknik të Ekspertëve është marrë një vendim i tillë.

Ministrja e Arsimit Evis Kushi në një deklaratë për shtyp në lidhje me zhvillimin e sezonit të provimeve, ku ka kërkuar që të zgjatet në 45 ditë duke pasur parasysh situatën e pandemisë në të cilën jemi. Ajo theksoi se ata lëndë për të cilat provimi nuk mund të zhvillohet online, do ta bëjnë në klasë, por me jo më shumë se 15 nxënës. Ndërkaq për provim do jetë jo më shumë se 1 orë në dispozicion.

“Që nga ky moment duke qenë se përgjegjësia jonë e përbashkët është shumë e lartë për të garantuar një proces të rregullt do të kërkoja nga universitetet që në rastet kur provimi smund të zhvillohet online ai mund të zhvillohet në universitetet duke respektuar protokollet”.

“Universtietet duhet t’u japin të drejtë studentëve nëse do të marrin pjesë në këtë sezon. Atyre që s’do marrin pjesë t’u ofrohet mundësia e një sezoni të ndërmjetëm. Zgjatja e sezonit të jemi më shumë se 45 ditë. Kjo do frenojë përhapjene pandemsië dhe do të ndihmojë studentët të mësojnë më shumë”, tha Evis Kushi.

“Të mos penalizohen provimet për mosmarrjen pjesë në seminare. Ndarja e studentëve të bëhet në grupe dhe orare të ndryshme. Kohëzgjatja e provimeve të jetë jo më shumë se 1 orë”.

“Higjienizimi i mjediseve të bëhet sa më shpesh. Çdo universitet duhet të përgatisë një rregullore më të detajuar. Jam mirënjohëse çdo studenti për durimin dhe sakrificën e treguar deri tani”, tha ministra Kushi.

Situata nuk është aspak premtuese, por në disa fakultete dhe po ashtu në disa lëndë specifike, provimi online është thuajse i pamundur që të zhvillohet.

Duke respektuar në maksimum masat anti-covid, Komiteti Teknik i Ekspertëve i ka dhënë leje Ministrisë së Arsimit, pas takimit me rektorët, duke i ndezur dritën jeshile edhe kërkesës së studentëve që kishin ngritur një shqetësim të tillë.

Ky vendim vjen në të njtëjtën ditë, kur Komiteti i Ekspertëve shtrëngoi edhe për dy javë masat anti-covid.

/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com