Mediat britanike e konsideruan “tra fikanti idi ot shqiptar”, pasi 24-vjeçari doli në foto me paratë dhe u arr estua lidhur me dy shimet që krijoi për aktivitet të pal igjshëm, pas shfaqjes në rrjetet sociale.
Shqiptari është arr estuar në Britani të Madhe pasi kishte postuar në mediat sociale fotografi ku vetë pozonte para një shume prej 250 mijë stërlina.
Olsi Beheluli ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live”, ku ka treguar se si qëndron e vërteta e fotos që bëri bujë në mediat britanike.
Olsi është arr estuar nga poli cia britanike në vitin 2014. Por ndryshe nga çfarë shkruajnë mediat, ai thotë se nuk ka qenë ajo foto arsyeja e arr estimit.
“E vërteta është që nuk e kam postuar unë atë foton, nuk e kisha idenë që ajo foto është bërë me telefonin tim. Ajo foto nuk tregonte as datë, asgjë. Foto është bërë dy vite para se unë të arr estohesha. Po ta kisha hedhur unë online, do isha ka pur me kohë. Nuk ka qenë kjo arsyeja e arre stimit tim. Kur më kanë arre stuar mua, ato nuk e dinin as emrin dhe asgjë për mua. Foto ka dalë pasi kam hyrë në b urg. Kjo foto thonë që është hedhur në “Tëitter”, unë s’kam pasur ndonjëherë “Tëitter”. Unë vetëm “Facebook” kam pasur. E kisha harruar që ajo foto është postuar nga unë”, tha ai.
Beheluli u shpreh se ka dalë nga bu rgu prillin e vitit të kaluar dhe thotë se paratë në foto asnjëherë nuk janë verifikuar si të pis ta. “Ato paratë ishin të pa stra, i përkisnin dikujt që është njeriu im”, tha ai.
I pyetur nëse do të dë bohet nga Anglia, Beheluli tha se nuk është e vërtetë. “Unë do kthehem në Shqipëri për pushime. Kam 21 vite në Angli dhe kam bërë shkollim këtu”, përfundoi ai./NOA.al