Loading...

Vetëm 100 prej tyre ekzistojnë në botën tonë, del në breg specia e rrallë me gjatësi 11.5 metra

Një balenë e gjatë 11.5 metra, e gjetur në një breg të Floridas, rezulton të jetë një specie e veçantë.

Shkencëtarët fillimisht menduan se kjo specie bënte pjesë në familjen e balenës “Bryde”, por më pas u konstatua se nuk ishte kështu. Ata janë të mendimit se kjo balenë e quajtur “Rajsi”,është një specie e re që jeton në Gjirin e Meksikës.
Një artikull i revistës Mammal Science, thotë se kanë mbetur rreth 100 balena të këtij lloji, e për këtë arsye ekzistenca e tyre është shumë e rrez ikuar.

Kjo gjë është konfirmuar dhe nga Administrata Kombëtare e Oqeanisë dhe Atmosferës. Këto balena mund të peshojnë deri në 27.215 kg dhe mund të arrijnë deri në 12.8 metra të gjata.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com