Larja është ndër elementët kryesorë që nuk duhet neglizuar nga askush.
Trupi akumulon baktere, dhe është e nevojshme që të bëjmë dush sa herë të kemi mundësi.
Në trupin e njeriut ka 1000 lloje të ndryshme bakteresh dhe kërpudhash. Sigurisht pjesa më e madhe e tyre janë të dobishme, por një pjesë tjetër mund të shkaktojë edhe dëme.
Këto baktere ose mikrobe mund të eliminohen përmes dushit, që është aq i rëndësishëm.
Dhe nëse nuk bëni dush për disa ditë, këto baktere thjesht gjejnë terren për t’u “strehuar”. /noa.al/