Loading...

Meta,Nanos: Nuk shkon të merresh me ku mar dhe të citosh biblën

Në Korçë, presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish për dekratatat e ish-kryeministrit shqiptar Fatos Nano pak ditë më parë në një intervistë televizive.

I pyetur për krahasimin me “7 mëkatet e Biblës” të bërë nga Nano, Meta ka thënë se ka zero koment, ndërkohë që ka shtuar, se edhe të luash kumar dhe të citosh Biblën është diçka e gabuar.

“E kam thënë zero komente për zero-zero. Edhe të merresh me kumar dhe të citosh Biblën nuk shkon”, ka thënë Meta.

Dy ditë më parë në Shkodër, Meta nuk ka dashur të komentojë të njëjtën pyetje që iu bë edhe sot në Korçë, duke zgjedhur të injorojë ish-kryeministrin.

Por çfarë deklaroi Nano i pyetur për Metën në emisionin “Opinion” javën e shkuar? “Meta është një nga përfituesit më të mëdhenj. Qysh nga FRESH-i, nga qeveria e parë, Komiteti i Partisë të Tiranës, i dhashë degën e partisë së Tiranës të tregojë veten. Të gjithë thoshin se është rivali i Nanos, por filozofia ime ishte të integroja dhe ata që mendonin ndryshe. E deri tek qeveria e fundit. Ilir Meta u bë kryeministër në 1999, pas një marrëveshje me mua. Dhe mbeti i tillë deri kur dha dorëheqjen në 2002-in, sepse kemi Pandin që nuk të lë të gabosh, se ai vjen mbrapa. Ai mendoi, se bashkë me krizën energjetike, do hante dhe kokën e Fatos Nanos. Nuk ka politikan, tek i cili unë shoh pjesën më të madhe të mëkateve, të 7 mëkateve kapitale, që është presidenti i sotëm”, – tha Nano.

Sa i takon zgjedhjeve parlamentare, Meta nënvizoi se 25 prilli do të jetë një referendum më i rëndësishëm për Shqipërinë dhe se do të fitojë e ardhmja evropiane e vendit. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com