[sgmb id=”1″]
Kreu i PD-së, Lulzim Basha në reagimin e tij të parë pas operacionit në Babicë të Vlorë, duke lëshuar akuza të forta në adresë të kreut të Policisë, Haki Cako.
Duke i bërë kërkesë prokurorisë që të veprojë pa vonesë dhe me transparencë pasi gjithë faktet që implikojnë ish ministrin Saimir Tahiri janë tashmë publike, ai ka bërë me dije se mes Ramës dhe Tahirit aktualisht po bëhet një pakt. Sipas Bashës, arrestimi i Tahirit nuk është gjithçka.
“Kemi të dhëna se aktualisht Rama dhe Tahiri po bëjnë një marrëvëshje me njëri-tjetrin. Tahiri ka fakte, përgjime, dokumente dhe filmime për përfshirjen direkte të Ramës në marrëdhënien me bandat mafioze”- tha Basha, duke theksuar më tej se në kushte të tilla Ramës i duhet një pakt me ish-ministrin.