Përbërësit:
mish qengji ((gjysmë qengji))
kripë
trumëz
3 gota qumësht
Përgatitja:
Presim qengjin në racione, e vëmë në një tenxhere me ujë me kripë dhe e ziejmë të mbuluar në zjarr të ulët për rreth 1.5 orë ose deri sa të bëhet.
Shtrojmë racionet e qengjit në një tepsi, i spërkasim me trumzë dhe pastaj me qumësht.
E pjekim në furrë në 200 gradë për rreth 30 minuta ose deri sa qumështi pothuajse të ketë shteruar fare dhe mishi të ketë krijuar një kore të këndshme ngjyrë kafe.