Loading...

Presidenti Ilir Meta reagon për herë të parë pas deklaratave të bëra nga ish-kryeministri Fatos Nano, ja cfarë thotë…

Nga Shkodra, presidenti Ilir Meta ka reaguar për herë të parë pas deklaratave të bëra nga ish-kryeministri Fatos Nano në një intervistë televizive, ku sulmoi kreun aktual të shtetit.

“Nuk kam asnjë koment për zero ngjarje. Nuk kam asnjë koment dhe një herë tjetër për zero ngjarje për zero akuza”. Ai gjithashtu nuk ka preferuar të komentojë nëse Nano ka shanse të jetë presidenti i ardhshëm i vendit.

Nano, në emisionin “Opinion” deklaroi: “Meta është një nga përfituesit më të mëdhenj. Qysh nga FRESH-i, nga qeveria e parë, Komiteti i Partisë të Tiranës, i dhashë degën e partisë së Tiranës të tregojë veten. Të gjithë thoshin se është rivali i Nanos, por filozofia ime ishte të integroja dhe ata që mendonin ndryshe. E deri tek qeveria e fundit. Ilir Meta u bë kryeministër në 1999, pas një marrëveshje me mua. Dhe mbeti i tillë deri kur dha dorëheqjen në 2002-in, sepse kemi Pandin që nuk të lë të gabosh, se ai vjen mbrapa. Ai mendoi, se bashkë me krizën energjetike, do hante dhe kokën e Fatos Nanos. Nuk ka politikan, tek i cili unë shoh pjesën më të madhe të mëkateve, të 7 mëkateve kapitale, që është presidenti i sotëm”, – tha Nano.

Më pas, Meta, ka mohuar çdo hipotezë për një rishikim të mundshëm të datës së zgjedhjeve parlamentare në vend, për shkak të situatës së Covid 19.

Ai u shpreh i qartë se vendi ka nevojë për zgjedhje në 25 prill, për të kapur sipas tij trendin europian të integrimit.

“Nuk ka asnjë shans dhe asnjë skenar për të rishikuar datën e zgjedhjeve, sepse vendi ka pasur nevojë jetike për zgjedhje prej kohësh dhe ju e dini që kjo është vendosur me konsulta politike, – tha Meta. – 25 prilli do jetë një referendum i qartë për popullin shqiptar, për të ardhmen europiane të vendit. Treni i integrimit është nisur, mjerë ai që i del para, pasi nuk ndalet, jo më 25 prill, por edhe pas 25 prillit. Është turp i madh që jemi akoma larg Serbisë e Malit të Zi, kur 30 vjet para kemi qenë para tyre”. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com