“Ne po shkojmë nëpër botë me një varkë me vela, shihemi në fund të pandemisë”. Plani i kësaj familjeje nuk është i keq: në vitet e ardhshme, “pesë ose gjashtë vjet, pavarësisht nga sa do të zgjasë Covid”, ata do të lundrojnë nëpër botë me anijen e tyre 50 metra, “Teatime”.
Projekti lindi verën e kaluar. Pasi lundruan nga një port në Kroaci, në qershor 2020, ata udhëtuan rreth Italisë dhe Spanjës, duke ndaluar për disa kohë në Kepin e Gjelbër, përpara se të kalonin Oqeanin Atlantik.
Në Krishtlindje, ata ishin në Martinique, tani ndodhen në Marigot, në ishullin e Shën Martinit në Karaibe. Destinacioni tjetër: Kanali i Panamasë. Dhe në fakt, asgjë nuk i ngut.
Familja Bosze, nga Hungaria, përbëhet nga babai, nëna dhe dy vajzat. Dominik, babai, punon në “smartworking” nga timoni i anijes. Ai ka mundësi: merret me shkenca kompjuterike.
“Për mua është një përvojë fantastike që të jem në gjendje të kaloj shumë më shumë kohë me fëmijët e mi, në vend që të kthehem në shtëpi vonë nga puna plotësisht i raskapitur”, tha 48-vjeçari.
Vajzat e tij studiojnë me mësim “online”. Me delfinët që shoqërojnë rrugën e varkës. “Rruga jonë është fleksibile: moti përcakton drejtimin që duhet të marrim, sepse stinët e uraganëve dhe ciklonëve vendosin kufijtë e lundrimit në secilin rajon”, shpjegojnë Dominik dhe Anna, gruaja e tij.
Sidoqoftë, nuk ka ndonjë plan real. Në kuptimin, që një datë për kthimin nuk është caktuar. Ideja është që të kthehen në shtëpi në Hungari vetëm pasi pandemia të jetë çrrënjosur plotësisht.
“Para pesë ose gjashtë viteve ne nuk kemi në plan të kthehemi,” shpjegon Bosze. Rruga është në perëndim: pas Panamasë, ata do të kalojnë Paqësorin Jugor dhe Oqeanin Indian.
Ata gjithashtu kanë një ditar në internet: ‘sailingteatime.com’. Jo keq, duke qenë në gjendje ta bëjnë atë. /enoa.al/