Infektimet dhe numri i vd ekjeve Covid është rritur ditët e fundit, por kjo nuk i ka penguar kryeqytetasit që t’i shkelin masivisht rregullat kundër virusit.
Ditën e sotme, duke shfrytëzuar edhe ditën me diell të ngrohtë, banorët e Tiranës janë dyndur te Liqeni Artificial.
Fotoja e marrë nga Ora News tregon se qindra qytetarë pa respektuar distancën dhe një pjesë edhe pa maska janë dyndur nga Kodrat e Liqenit për pak relaks.
Në një kohë kur gjobat ndaj qytetarëve janë të përditshme për mbajtjen e maskës, duket pamje të tilla tregojnë një neglizhencë nga qytetarët dhe një mungesë kontrolli nga ana e institucioneve shtetërore.
Ditën e djeshme janë regjistruar 1089 raste të reja, ndërsa 15 qytetarë kanë h umbur jetën.
Në 4 spitalet COVID, sipas shifrave zyrtare po trajtohen 423 pacientë, 27 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar. Këto të dhëna duket se nuk janë marrë parasysh nga qindra qytetarë të kryeqytetit /NOA.al