Loading...

Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-bosi i ‘Gjallicës’

Është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeccare Fitim Gërxhalliu, i cili njihet si kreu i firmës piramindale “Gjallica”. Mësohet se ai është përcjellë sot në varrezat e Sharrës. Gërxhalliu kishte disa vjet që kishte dalë nga burgu, pasi bashkë me Shemsie dhe Gani Kadrien, krijuan firmën piramidale “Gjallica”, që u ndërtua ashtu sikurse dhe disa të tjera në vitet 90.

Nga kjo skemë u shkaktua një dëm prej 332 milionë dollarësh për rreth 69,808 persona. Rënia e piramidave solli 97-ën, një vit fatkeq për shqiptarët.

Pronarja e shoqërisë tregtare “Gjallica”, e cila themelua në Gjykatën e Tiranës në dhjetor të vitit 1991, ishte Shemsie Kadria. Në vitin 1993 me të u bashkuan edhe shoqëritë e Gani Kadrisë dhe Fitim Gërxhalliut, por në letrat zyrtare ortakja e vetme e firmës ishte Shemsie Kadria.

Për këtë arsye, në 17 shkurt të vitit 1997-ës Gani Kadria u mor i pan dehur. Në të njëjtën ditë u mor i pan dehur edhe miku i tij, Fitim Gërxhalliu. Ndërkohë, Shemsie Kadria ishte larguar nga Shqipëria dhe për të u shpall urdhër-arre sti ndërkombëtar. Në janar të vitit 2001, Gjykata e Shkallës së Parë jep 20 vjet b urg, për Fitim Gërxhalliun, ndërsa në qershor të po atij viti Gjykata e Apelit e ul në 11 vjet bu rg. Ndërsa për Gani Kadrien, nga 20 u dha 10 vjet bu rg. Gërxhalliu kishte 8 vjet që kishte dalë nga bur gu dhe jetonte në një banesë me qira te Komuna e Parisit, ku dhe ndër roi jetë. Sot, ai u përcoll në banesën e fundit nga të afërmit dhe miqtë e tij./dritare.net

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com