[sgmb id=”1″]
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka publikuar në profilin e tij në facebook një video ku duket një sasi gjigante droge e sekuestruar.
Bazuar në denoncimin që bën Berisha në facebook, besohet se janë më shumë se 10 ton drogë e sekuestruar.
Zëri numër 1– Po ça të thashë unë ty, ju vini me vrap të dy . Unë nisa shefin e drogës, grupin edhe qe të ishte dhe një prej jush mor vëlla
Zëri numër 2 – Ore s’kam ça më ba unë tashi shkojmë aty ku kena destinacionin
Zëri numër 3– Flisni me shoferin tuj
Dëgjohet dhe një zë tjetër që thërret “hajdeni këtu”
Nuk bëhet është e qartë se kush e ka realizuar këtë operacion në Babicë të Vlorës, pasi nga Policia e Shtetit ende nuk ka shpërndarë asnjë informacion zyrtar për këtë ngjarje që sapo është denoncuar.
Ndërkohë në rrugë jozyrtare bëhet me dije se operacioni është realizuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pa dijeninë e Policisë.