Popullsia e botës nuk është më ajo që ka qenë vite më parë, për nga mosha.
Çdo vit raportohen më pak lindje në të gjithë botën, dhe sipas studiuesve kjo lidhet me të paktën pesë arsye.
Arritja e numrit të dëshiruar të fëmijëve
Studimet në Evropë, SHBA dhe Japoni kanë treguar që numri i preferuar i familjes është mesatarisht dy ose pak më shumë se dy fëmijë. Përqindja e të rinjve që nuk duan fëmijë në shumicën e vendeve është e ulët.
Lindja e vonuar
Një tjetër tipar kryesor i lindshmërisë post-tranzicionale është vonesa në lindjen e fëmijës, e cila ka vazhduar pothuajse vazhdimisht për dekada. Vonesa në lindjen e fëmijës së parë ndikohet nga faktorë të shumtë si arsimi i zgjatur, gjetja e një pune të qëndrueshme dhe përparimi në karrierë, pavarësia e mëvonshme e strehimit, gjetja e partnerit të duhur, etj.
Shpenzimet e fëmijëve
Mënyra se si rriteshin fëmijët përpara shumë dekadave, sot ka ndryshuar. Kostot janë rritur, dhe mundësitë janë të pakta për të siguruar të ardhura.
Pasiguria ekonomike
Faktorët ekonomikë të lindshmërisë së ulët janë ata që përmenden më shpesh në publik, të tilla si papunësia e të rinjve dhe pasiguria në punë (p.sh. puna me kohë të pjesshme), mungesa e të ardhurave adekuate për pavarësinë ekonomike dhe lënia e shtëpisë prindërore dhe formimi i familjes së tyre.
Pabarazia gjinore
Shpërndarja e pabarabartë e punëve të shtëpisë dhe edukimi i fëmijëve midis burrave dhe grave është një nga arsyet e përmendura shpesh për lindshmëri të ulët.
Rritja e barazisë gjinore në sferën publike shënohet nga një rritje e madhe e përqindjes së grave që vazhdojnë arsimin pas shkollës së mesme dhe rritja e pjesëmarrjes në tregun e punës nuk shoqërohet njësoj nga barazia në sferën private, brenda familjes. /noa.al/