[sgmb id=”1″]
Në zbardhjen e përgjimit nga autoritetet italiane në fund të janarit 2017, dëgjohen Nezar Seiti dhe Meridian Sulaj duke folur se Florian Habilaj iu ishte ankuar për situatën në Shqipëri.
Në një pjesë të diskutimit ata flasin edhe për situatën në Shqipëri ku ndër të tjera theksojnë faktin se tani nuk po njoftohen më nga policia për lëvizjet e kolegëve të tyre.
Pjesë e përgjimit:
Makina është në lëvizje dhe në bord janë Meridian Sulaj dhe Nezar Seiti.
Nezar Seiti: Do vij në mëngjes të lë këtë gjë në shtëpi..
Meridian Sulaj: ..unë nuk mund të vij se mund të kishim ikur edhe bashkë…
Nezar Seiti: Jo s’mund të vish..e ke harruar..?
Meridian Sulaj: Jo dreqin, s’mund të vij…
Nezar Seiti: ..të merrja unë..nuk ishte problem..po nuk vonohemi mos ki merak..nuk e kapim fundjavën…
Meridian Sulaj: ..e di e di..
Nezar Seiti: kur të shkoj në Shqipëri..
Meridian Sulaj: ..dhe nuk të kanë dërguar gjë…të kanë thënë..
Nezar Seiti: Më tha sot Lolo (Florian Habilaj)..
Meridian Sulaj: jo..
Nezar Seiti: ..”nuk i kemi punët mirë me ata të shtetit”..e kam telefonon në shtëpi..dhe nuk na telefonojnë më atë të degës së brendshme (se unë kështu i quaj ata, dega e brendshme)…kur kalojnë këta të policisë, “po kalon sigurimi i shtetit”.