Xhemil Mezini, elektriçisti nga Kukësi video e së cilit u bë virale këto ditë, teksa çante dëborën, për të rregulluar një avari në rrjet, tregoi edhe një episod tjetër.
Xhemili shihet teksa ça nte një metër borë në këmbë për të rregulluar de fektin te shtylla e korrentit, duke marrë ëprgëzime të shumta nga qytetarët.
I pyetur sot në “Ftesë në 5”, TCH, 55 vjeçari pohoi se ecën rreth një orë e gjysmë në këmbë në kushte shumë të vë shtira atmosferike.
Xhemili tha se ai dhe bashkëshortja janë mësuar me rre zikun e kësaj pune.
Ai kujtoi një nga momentet më të fr ikshme gjatë gjithë këtyre viteve në krye të detyrës.
“Një kafshë vinte rrugës, kishte qenë ujk. U tme rrova, m’u çu leshi i kokës përpjetë. Pas kodrës ishte një shtyllë. Vesha kambalecin shpejt e shpejt dhe u ngjita në shtyllë. U ula një metër poshtë tensionit qe të mos më kapte tensioni dhe prita derisa të kalonte ujku”, tregoi ndër të tjera elektriçisti./NOA.al